17 vjeçarit i gjendet pistoletë dhe marihuanë

0
136

Pjestarët e policisë nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike të Gostivarit, më datë 23.07.2018 prej ora 19 e 30 minuta deri ora 21.00, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 17 vjeçarit nga fshati Çegan i Gostivarit.

Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës, në dhomën e tij në shtëpi janë gjetur: pistoletë ,,Zoraki,, kalibër 9 milimetër me dy plumba të të njëjtit kalibër, një qese najlloni, me marihuanë, një bluarse me mbetje të marihuanës në të, një shkop bejzbolli, dy boksa metalik, një thikë, një sprey, dhe një cigare e mështjellur me dorë (xhoint)

Gjësendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe me vërtetim janë marur për ekspertizë, ndërsa personi minoren në prezencë të prindit të tij, është arestuar në Stacionin policorë në Gostivar, dhe është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.v

SHARE