Ja çfarë kë thënë suedezi në kampin e “Djajve të kuq”

0
136

Zlatan Ibrahimovic la Manchester United në janar për t’iu bashkuar LA Galaxy në Amerikën e largët, por nuk mund të rrijë larg “Djajve të kuq”. Në seancën e sotme stërvitore të djemve të Mourinhos, ka qenë i pranishëm edhe sulmuesi suedez, i cili ka pasur edhe një mesazh për lojtarët e United:


“Përshëndetje të gjithëve, kënaqësi që ju takoj. Shikoj cilësi te Manchester United, por jo sa kur isha unë! Është mirë për t’i parë e takuar djemtë. Kënaqësi për t’i parë ata të lumtur dhe të trajnuar mirë. Jini gati për sezonin e ri, sepse do të ndodhë diçka e veçantë. Shefi (Mourinho) ka nën kontroll diçka, që po ndodh. Pra, të gjitha të mirat për këtë sezon dhe të jeni sa më të gëzuar”, – u shpreh gjigandi suedez.

Ibrahimovic, gjithashtu, i dërgoi një mesazh publikut amerikan, duke i bërë thirrje që ta shikojnë përplasjen mes dy ish-klubeve të tij: “Mos harroni ndeshjen të mërkurën, Manchester United-Milan, dy nga ish-ekipet e mia. Do të jetë një shfaqje e madhe. Unë dëshiroj që të mund të jem atje, prandaj sigurohuni që ta shihni atë, ose të dini se çfarë ndodh”.

Zlatan Ibrahimoviç shënoi 29 gola në 53 ndeshje për Manchester United, përpara se të transferohej në MLS. Te LA Galaxy, ai e ka gjetur rrjetën 12 herë në 15 paraqitje, duke përfshirë një gol spektakolar në debutimin e tij.

SHARE