Mourinho falet nga tifozët e “Djajve të kuq”, ai që largohet do të jetë…

0
275

Tifozët e Manchester United kanë mbledhur fonde për të huazuar një aeroplan me një banderolë që do të fluturojë mbi “Old Trafford”, duke kërkuar “kokën” e Ed Wooward.

Banderola, e cila gjithashtu do t’i drejtohet familjes Glazer, do të shihet mbi stadium përpara se të fillojë ndeshja me Tottenham ditën e hënë.

Banderola do të lexojë “ED OUT – LUHG” dhe i është drejtuar shefit të madh të United, keksa inicialet i janë drejtuar familjes Glazers (Love United Hate Glazers).

Është domethënës fakti që tifozët kanë vendosur të sulmojnë drejtuesit dhe jo trajnerin Jose Mourinho.

Kjo do të jetë hera e parë që tifozët e United do të bëjnë një gjest të tillë që prej marsit të 2014, atë ditë sulmi ishte për David Moyes. Ai u shkarkuar vetëm katër ndeshje më pas.

SHARE