RENEA i rrethoi shtëpinë, i moshuari iu hap zjarr me ‘Shotgun’ për të mbrojtur vrasësit

0
1855

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri mes forcave të RENEA-s dhe banorëve në fshatin Remas të Divjakës. Mësohet se një i moshuar 78 vjeç ka hapur zjarr me Shotgun ndaj forcave policore. Këto të fundit i janë përgjigjur po me plumba, duke e lënë të plagosur në kokë të moshuarin.

Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një aksioni të forcave RENEA. Këta të fundit kishin rrethuar shtëpinë e të moshuarit, pasi dyshonin se aty fshiheshin dy persona me rrezikshmëri.

Të njëjtat burime thonë se i moshuari ka dalë me Shotgun në dorë dhe ka bërë rezistencë. Në ato momente forcat e policisë i janë kundërpërgjigjur.

SHARE