Sekuestrohen 15.7 ton kanabis

0
166

Policia po kryen një operacion antidrogë në të gjithë vendin. Operacioni po zhvillohet në Vlorë, Tiranë, Kavajë, Përmet, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës, etj. Aktualisht raportohen se janë sekuestruar 15.7 ton kanabis. Gjatë orëve të natës, në Kavajë mësohet se janë kapur 700 kg drogë.

Lënda narkotike po transportohej me një automjet furgon dhe një fuoristradë, në rrugën që lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago për trafikim, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona.

Mjetet e bllokuara i përkasin Vlorës. Policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut.

Një tjetër super-operacion u zhvillua rreth orës 01:00 të së premtes në Llakatund të Vlorës. Nga bastisja e dy banesave në këtë fshat, u bë i mundur sekuestrimi i 15 ton kanabis. Krahas lëndës narkotike u gjetën dhe sekuestruan dhe 5 armë zjarri kallashnikov. Policia ka shoqëruar disa persona. Lëndë narkotike është sekuestruar edhe në Tiranë e Përmet.

SHARE