Allegri komenton akuzat e përdhunimit për Ronaldon

0
1345

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka refuzuar të komentojë në lidhje me raportimet mbi akuzat ndaj Cristiano Ronaldo, për përdhunimin e pretenduar ndaj një ish-modele amerikane, në ngjarjen e prezumuar të ndodhur në vitin 2009.


Media gjermane “Der Speigel” ka zhvilluar një hetim të detajuar të çështjes dhe pas disa vitesh kërkime, ka akuzuar Ronaldon për përdhunimin e modeles amerikane kur ai ndodhej në Las Vegas, gjatë verës së vitit 2009, kur ishte larguar nga Manchester United për tu transferuar te Real Madrid.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u pyet gjatë konferencës për mediat në vigjilje të ndeshjes së “Zonjës së Vjetër” ndaj Young Boys, e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League. Allegri refuzoi kategorikisht të komentojë mbi çështjen, duke deklaruar: “Nuk e kam lexuar raportimin. Nuk komentoj mbi atë çështje. Këto janë gjëra absolutisht private, totalisht”.

Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq për pretendimin se i shkuli flokët kundërshtarit të tij Jeison Murillo, në takimin ndaj Valencias dhe do të mungojë në këtë sfidë, por do të jetë i gatshëm për përballjen e Juventusit në Champions League ndaj Manchester United, për tu rikthyer në “Old Trafford”, ku portugezi ka përjetuar momente speciale.

SHARE