Jankullovska me lot në sy: Kam të drejtë të kujdesem për foshnjën time

0
1403

Ish ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska në fjalët përfundimtare për rastin “Tanku”, tha se tek një pjesë e gjykatësve ekziston anshmëri që nga fillimi i procesit gjyqësore. Ajo me lot në sy e komentoj vendimin e Këshillit Gjyqësor që në afat të shpejtë të përfundoj procesin.

“Ekziston anshmëri tek shumica e Këshillit gjyqësor i cili publikisht tha se jam fajtore edhe gjatë sjelljes së vendimit për Gjoko Popovskin dhe Nikolla Gruevskin. Rrethanë shtesë për anshmëri është sjellja e vendimit në periudhë të shpejtë. Në fillim të procesit është dashur të kujdesem për foshnjë i cili kishte dy muaj, ndërsa tani në fund ka tre muaj” deklaroi me lot në sy Jankullovska.

SHARE