Demiraj në krah të policisë: S’do ndalemi deri në pastrimin e plotë të territorit

0
241

Menjëherë pas operacioneve antidrogë në të gjithë vendin, ku janë sekuestruar dhjetëra ton kanabis, një reagim është përcjellë nga Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj. Me anë të një statusi në “Facebook”, ai ka përgëzuar policinë, ndërsa vë në dukje se nuk do të ndalen deri në pastimin e plotë të territorit.

“Pergezoj Policine e Shtetit per vazhdimesine e operacioneve ne mbare vendin, per luften pa kompromis kunder kultivimit dhe trafikimit te kanabisit.

Kapja dhe asgjesimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar eshte prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone, deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.

Siguroj te gjithe efektivet e perkushtuar te Policise se Shtetit, se do te kene mbeshtetjen e plote te Ministrit te Puneve te Brendshme, per arritjen e objektivave strategjike per heqjen e Shqiperise nga harta e trafikut nderkombetar te drogave. DD”, shkruan ai.

SHARE