Agnelli i Juventusit e propozoi për president, Moratti i përgjigjet

0
139

Ish-presidenti i Interi-it, Masimo Moratti, u përfol si një nga kandidaturat për kreun e FIGC (Federata Italiane e Futbollit). Emri i tij ka dalë nga një takim midis Andrea Agnellit dhe Gaetano Miccike, kreu i Ligës italiane.


73-vjeçari ka dhënë një koment të shkurtër për mundësinë e kësaj kandidature. “Për momentin nuk mund të komentoj asgjë, sepse nuk jemi takuar akoma. Sigurisht, i kam dëgjuar zërat për qëllimin e dikujt për të më kandiduar për postin e kreut të FIGC.

“Të presim e të shohim. A jam i surprizuar? Dua të bisedoj me Anjelin për këtë gjë dhe të kuptoj se pse më ka në mendje si një kandidaturë”, sqaron për “Il Giorno”, ish-kreu i zikaltërve, me të cilët fitoi tripletën e famshme në vitin 2010.

SHARE