28 AKSIDENTE KOMUNIKACIONI NË GOSTIVAR GJATË MUAJT SHTATOR

0
175

Gjatë muajit të kaluar, në zonën më të gjërë të Gostivarit, janë regjistruar 28 aksidente trafiku, nga të cilat, njëra ka mbaruar me pasoja tragjike, edhe atë me një motociklist i vdekur.Në dy nga aksidente të shtatorit, ka pasur 2 persona me lëndime të rënda trupore, ndërsa në 11 aksidente, ka pasur 16 persona të lënduar lehtë, derisa në 14 aksidente, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më tepër se gjysma, edhe atë 16 aksidente kanë ndodhur në rrugë të hapura, kurse tjerat nëpër vendbanime, parasëgjithash nëpër rrugët e Gostivarit si ,,Vëllezrit Gjnovski,, ,,Zhivko Brajkovski,, ,,Ilindenska,, ,,Sedek Kostovski,, dhe rrugë të tjera, ku vite me rradhë ndodhin më së shumti aksidente, si dhe në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, autëstradën Gostivar Tetovë e kështu me radhë.

Shkaqet më të shpeshta gjatë ësaj periudhe, përsëri janë Shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë, gjegjësishtë vozitje shumë e shpejtë, (14 aksidente), mosë respektimi i përparësisë kalimit (3 aksidente), si dhe mosëmbajtja e anës së lëvizjes (3 aksidente) dhe shkaqe tjera.

Numri më i madhë i aksidenteve kanë ndodhur gjatë ditës së shtunë edhe atë 9 aksidente, të dielën 6 aksidente, të ejnten 4 aksidente e kështu me radhë, nërsa periudha e ndodhjes së aksidenteve është prej orës 17 deri më 23, periudh kohore kur është frekuentimi më i madh në trafik në këtë zonë.

SHARE