Ish-e dashura i nxjerr ‘bojën’ Cristiano Ronaldos: Më tradhtonte me femra të ndryshme

0
191

Modelja e njohur Irina Shayk ka qenë një ndër të dashurat e futbollistit Cristiano Ronaldo i cili sot ndodhet nën akuzën për përdhunim.

Pas gjithë kësaj ngjarje të shëmtuar, modelja ruse Irina ka kthyer kohën pas kur ishte në krah të futbollistit dhe ka zbuluar arsyen se pse përfundoi marrëdhënia e tyre. Ajo është shprehur se raporti i tyre mori fund në momentin që zbuloi se ylli portugez e tradhtonte me femra të tjera.

“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qёndrova pranё edhe kur shpёrthyen thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza tё tjera.Kur e mёsova tё vёrtetёn, ishte shumё e rёndё pёr mua.Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal pёr mua.

Mashkulli im ideal ёshtё i ndershёm, nje xhentёllmen qё di si tё sillet me gratё. Nuk besoj tek burrat qё na bёjnё tё vuajmё vetёm sepse vetё, nuk janё pjekur akoma” tha Irina.

Kjo është një tjetër goditje për Ronaldon, që së fundmi duhet të përballet me një histori të ndodhur 10 vjet më parë në SHBA, ku akuzohet se ka përdhunuar një femër.

SHARE