E martë e përgjakshme në Tiranës, kamioni i merr tragjikisht jetën këmbësorit

0
76

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë. Raportohet se një kamion ka shtypur për vdekje një këmbësor, teksa ka qenë duke kaluar rrugën. Ngjarja është shënuar në zonën e Yrshekës, ndërsa pritet shoqërimi i shoferit të kamionit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe forcat policore kanë shoqëruar në komisariat shoferi e kamionit.

Njoftimi i policisë:

rmacion ParaprakMë datë 09.10.2018, rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.

SHARE