Juventusi “plaçkit” te Bayern, gati oferta 60 milionë euro për “yllin” e gjermanëve

0
134

Bayern Munchen duhet të mendohet mirë dhe të zgjidhë çështjen e të ardhmes së kolumbianit James Rodriguez. Më parë është raportuar se gjermanët janë gati të paguajnë 42 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Reali i Madridit.

Gjithsesi tanimë ndryshon puna, pasi trajneri Niko Kovac nuk po e aktivizon shumë sulmuesin. Deri më tani ai ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar dhe është i pakënaqur. Këtë edhe e ka shprehur, madje ka pasur polemika për faktin se tekniku i bavarezëve komunikon në gjuhë sllave.

Sipas asaj që raporton “Bild”, klubet mund të arrijnë marrëveshjen për shumën e 60 milionë eurove. Mendez ka transferuar këtë verë te Juventusi Kristiano Ronaldon dhe raporti me Fabio Paraticin janë mjaft të mirë.

SHARE