Real Madrid – Chelsea, planifikojnë shkëmbim të bujshëm lojtarësh

0
130

Real Madridi është i gatshëm t’ia ofrojë Chelseas, Gareth Balen në kuadër të një marrëveshjeje për transferimin e Eden Hazardit, sipas Ok Diario.

Sulmuesi belg tashmë disa herë e ka bërë të qartë se e ka ëndërr të fëmijërisë të luajë për Real Madridin, edhe pse e ka pranuar se në janar nuk do ta braktisë Chelsean.

Në përpjekje për ta bërë më joshëse marrëveshjen për transferimin e belgut, Real Madridi është i gatshëm ta ofrojë edhe uellsianin Bale në kuadër të marrëveshjes.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Chelsea do të tregojë gatishmëri për t’ia paguar kontratën masive uellsianit, e cila skadon në vitin 2022.

SHARE