Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dorëhiqet

0
90

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhene dorëheqjen, një ditë pas një takimi të tensionuar të kabinetit, gjatë së cilës ai u konfliktua me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos lidhur me marrëveshjen e Prespes.

Burimet i thanë “Kathimerinit” se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit shkruan panorma.


Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve të ministrisë së Jashtme. Ndihmësit pranë ministrit të jashtëm thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat.

SHARE