Juventusi ka gati 3 “bomba” në merkato !

0
145

Juventusi është duke menduar tashmë për vitin 2020. Në fokusin e drejtuesve të kampionëve italianë është një treshe lojtarësh: Jordi Alba (Barcelona), Christian Eriksen (Tottenham) dhe Christian Pulisic (Borussia Dortmund). Janë profile krejtësisht të ndryshme nga njëri-tjetri. I pari është mbrojtës i majtë, 29 vjeç; i dyti mesfushor me cilësi të spikatura organizative, 26 vjeç; ndërsa i treti një sulmues i jashtëm, 20 vjeç.


Të tre i bashkon diçka e vetme: data e skadimit të kontratave me klubet aktuale – viti 2020, në fakt. Nuk janë prioritete të menjëhershme për bardhezinjtë, por në rast të dështimit për të rinovuar me klubet e tyre (Jordi Alba ka vendosur të refuzojë propozimet e Barcelonës), muajt e ardhshëm mund të kthehen në “pista të shijshme”.

Sipas mediave italiane, liderët e Juventusit, por jo vetëm ato (ka interes edhe nga Manchester United dhe PSG) kanë filluar të monitorojnë situatën e mbrojtësit spanjoll (mund të jetë trashëgimtar i Alex Sandro), të mesfushorit danez dhe sulmuesit amerikan. Jordi Alba do të ishte një goditje e llojit Dani Alves, ose Matuidi, ndërsa Eriksen dhe Pulisic mund të përfshihen te kategoria e të rinjve akoma, me vite të tëra karrierë përpara.

SHARE