Jam përjashtuar nga VMRO-ja anti-perëndimore dhe anti-NATO

0
143

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe anëtar i VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov, pas përjashtimit të tij nga partia, përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se ai është përjashtuar nga fraksioni i transformuar i VMRO-DPMNE duke shtuar se atë nuk mund ta përjashtojnë nga partia tek e cila ka dhënë mund të madh.

“Jam i shqetësuar pasi e di se nuk më kanë dhe nuk mund të më përjashtojnë nga partia ime, por më kanë përjashtuar nga fraksioni i transformuar i VMROO-DPMNE-së, e transformuar në anti-perëndimore, anti-NATO dhe BE, e drejtuar nga njerëz që janë të robëruar në kotësitë personale dhe që praktikojnë metoda të vjetra të veprimit politik, të imponuara nga struktura të vjetra të UDB-së që janë të përkushtuar për interesa anti-maqedonase dhe propaganda anti-perëndimore”, shkruan Todorov në Facebook, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej thotë se i falënderon ata që e përjashtuan nga partia, pasi nuk dëshiron të jetë pjesë e fraksionit turpërues të partisë së tyre.

“Për dallim nga fraksioni i tyre, VMRO-DPMNE- ja ime është evropiane, moderne, parti e qendrës së djathtë, në të cilën janë atdhedashës, intelektual, punëtorë, njerëz shtëpiak dhe populli maqedonas”, shton më tej Todorov.

SHARE