Bonuccin refuzoi milionat angleze për Juventusin

0
86

Leonardo Bunucci pretendon se ka refuzuar një ofertë nga Manchester United gjatë verës. Mbrojtësi është rikthyer tek Juventus pas një viti te Milan.

“Kam pasur oferta si Manchester City ashtu edhe nga Manchester United,” shprehet ai për The Telegraph.

“City më kërkoi në vitin 2016, por pasi fola me klubin vendosa të qëndroja për të mirën time dhe të Juve-s. Këtë vit më është komunikuar se ekziston mundësia e rikthimit në shtëpi, tek Juventus, kështu që nuk më interesonin ofertat e tjera.

“Kishte një ofertë nga United në fund të sezonit të kaluar. Por nuk kishte asnjë mundësi që unë të shkoja kur mora vesh interesin e Juve-s.

SHARE