Juve hesht ‘Old Traffordin’, Reali, Manchester City e Roma me pikë të plota

0
153

Ndeshja kryesore është zhvilluar në “Old Trafford” mes Manchester Utd dhe Juventusit, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës italiane me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së tretë të grupit H të Champions League.

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka pasur emocione për shkak se pas një kohe u kthye në “Old Trafford” dhe luajti kundër ish skuadrës së tij, Manchester Utd. Paulo Dybala vulosi fitoren e madhe te Juves pikërisht në minutën e 17-të. “Zonja e Vjetër” pothuajse është e kualifikuar, e cila kryeson grupin me 9 pikë, pesë më shumë se Manchester Utd dhe shtatë se Valencia dhe Young Boys është në fund me 1 pikë. Reali pas një krize të madhe të rezultateve që po kalon në kampionatin spanjoll, por edhe pas humbjes në xhiron e kaluar në Moskë nga CSKA e Moskës me 1:0, megjithatë iu kthye fitoreve.

Reali triumfoi me rezultat 2:1 kundër skuadrës modeste çeke Plzen, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Francezi Karim Benzema shënoi në minutën e 11-të dhe braziliani Marcelo në atë të 56-tën shënuan për rezultatin 2:0, kurse mysafirët ngushtojnë humbjen me golin e Hrosovsky në minutën e 79-të.

Roma arkëtoi tri pikë të mëdha, duke bërë një hap drejt kualifikimit. Romakët para shikuesve të vet e “shkelën” me rezultat 3:0 CSKA-n nga Moska. Skuadra ruse pësoi humbje të rëndë, ndërsa për Romën janë pikë të arta njëherësh është fitorja e dytë në grup. Boshnjaku Edin Dzeko shënoi dy gola në periudhën e parë të lojë përkatësisht në minutën e 30-të e 43-të, kurse Cengiz Under thelloi fitoren në 3:0 në minutën e 50-të. Në grupin G, Roma udhëheq me 6 pikë sa ka edhe Real Madridi, pasojnë CSKA 4 dhe Plzeni me 1 pikë.

Në grupin F, Manchester City tregoi fuqinë e kampionit të Anglisë, duke deklasuar me rezultat 3:0 Shakhtarin Doneskyn. Shakhtari si vendas por dot nuk e përballoi lojën shumë të mirë të Cityt. D. Silva (30′), Laporte (35′) e B. Silva shënuan për Manchester Cityn. Ndeshje dramatike e me kthesa në rezultat u zhvillua mes Hoffenheimit dhe Lyonit, e cila përfundoi barass 3:3. Për Hoffenheimin shënuan Kramariç (33′ e 47′), Joelinton (90+2′) dhe për Lyonin: Traore (27′), Ndobele (59′) e Depay (67′). Ajaxi me rezultatb minimal 1:0 e moshti Benfica-n. Në minutën e 90+2 Mazraoi shënoi për fitoren e madhe të skuadrës holandeze.

Grupi E

AEK-Bayerni 0:2 (0:0)

Ajax-Benfica 1:0 (0:0)

Tabela

1. Ajax 3 1 2 0 5:1 7

2. Bayern 3 2 1 0 5:1 7

3. Benfica 3 1 0 1 3:5 3

4. AEK 3 0 0 3 2:8 0

Grupi G

Real-Plzeni 2:1 (1:0)

Roma-CSKA 3:0 (2:0)

Tabela

1. Roma 3:0 3 2 0 1 8:3 6

2. Real Madrid 3 2 0 1 5:2 6

3. CSKA (M) 3 1 1 1 3:5 4

4. Plzen 3 0 1 2 3:9 1

Grupi F

Shakhtari-Manchester City 0:3 (0:2)

Hoffenheim-Lyon 3:3 (1:1)

Tabela

1. Manchester City 3 2 0 1 6:3 6

2. Lyon 3 1 2 0 7:6 5

3. Hoffenheim 3 0 2 1 6:7 2

3. Shakhtar Donetsk 3 0 2 1 4:7 2

Grupi H

Manchester Utd-Juventus 0:1 (0:1)

Young Boys-Valencia 1:1 (0:1)

Tabela

1. Juventus 3 3 0 0 6:0 9

2. Manchester United 3 1 1 1 3:1 4

3. Valencia 3 0 2 1 1:3 2

4. Young Boys 3 0 1 2 1:7 1

SHARE