‘El Clasico’ me mungesa, Barça vuan largimin e sulmuesit

0
159

Dëmtimi i Lionel Messit ka shkaktuar dhimbje koke në kampin katalanas. Sonte në mbrëmje Barcelona pret Interin ndërsa në fundjavë do të luajë “El Clasicon” e madhe përballë Real Madridit, ndërsa Messi nuk do të jetë i gatshëm të futet në fushën e blertë.

Por gjatë merkatos së verës Barcelona largoi si dështak Paco Alcacer i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme pasi ka bërë paraqitje të mrekullueshme me Dortmundin.

Sulmuesi spanjoll ka shënuar 11 gola në shtatë ndeshje për klubin e ri ndërsa tek Barcelona po vajtojnë jo vetëm dëmtimin e Messit por edhe largimin e një “xhevahiri” si Alcacer.

SHARE