Ja çfarë shkruan reporteri zyrtar i UEFA-s për Shaqirin

0
85

Performanca e mbrëmshme e Xherdan Shaqirit ndaj Cërvena Zvezdës nuk ka kaluar pa rënë në sy. Së fundmi, ai është komentuar edhe nga reporteri zyrtar i UEFA-s për Liverpoolin.

“Vendasit nuk e filluan ndeshjen siç dinë zakonisht, por në fund ishte një fitore e lehtë. Fitorja nuk ishte në dyshim pas dygolëshit të Salah”.

“Egjiptasi ishte i mrekullueshëm, por Shaqiri meriton lavdata për një performancë të zellshme dhe me ndikim”, ka shkruar Matthew Howarth në faqen zyrtare të UEFA-s.

Shaqiri mori pjesë në aksionin e golit të parë, teksa dhuroi një asist të mrekullueshëm për golin e dytë, të shënuar nga Mohames Salah.

Ai u lavdëruar nga të gjithë pas ndeshjes, në veçanti nga Jurgen Klopp: “Ishte shumë i mirë, ishte gjithkuund në fushë”.

SHARE