Teksa xhironte skenat e videoklipit, reperi bie nga avioni dhe humb jetën

0
145

Reperi kanadez Jon James McMurray ka humbur jetën teksa ishte duke xhiruar skenat e videoklipit të ardhshëm. Ai po reponte ndërsa ishte duke ecur në krahun e avionit, por edhe pse ishte i pajisur me parashutë, ajo nuk ka arritur të hapet pasi ishte shumë pranë tokës.

Ryan Desrochers, menaxheri i tij tha se reperi ishte stërvitur intensivisht për këtë skenë, por nuk ka mundur të shmangë tragjedinë.


Pas ngjarjes së rëndë, avioni është ulur i sigurt, ndërsa policia po vazhdon hetimet. McMurray-t i pëlqente të rrezikonte në videoklipet e tij, pasi një një tjetër video ai hidhet me parashutë nga një kamion që ndodhet mbi një urë. Miqtë dhe familja e tij janë shprehur të dëshpëruar për këtë humbje.

 

SHARE