Kaq para fituan në Europa Ligë disa nga ekipet kryesore

0
97

Eliminimi i hershëm nga Europa Liga i ekipeve angleze ka bërë që Arsenalit të jetë fituesi më i madh në kuptim financiar në këtë garë.

Londinezët kanë fituar 37 779 447euro, ku 29 milionë euro kanë ardhur nga marketingu, i cili ndahet nga ekipet që janë në të njëjtën ligë apo që garojnë në të njëjtën ligë.

Arsenali ishte njëri prej ekipeve të vetme që garojë në këtë ligë sezonin e kaluar, pasi që skuadrat e tjera angleze ishin eliminuar më herët në këtë garë, e që ishte vetëm Everton por që u eliminua qysh në fazën e grupeve nga kjo garë.

Europa Ligë ka bërë që të fitojnë mirë edhe Atalanta dhe Milan më rreth 12 milionë respektivisht 14 sezonin e kaluar, derisa Lazio ka fituar 17 milionë në çerekfinale.

Derisa paratë për këtë garë janë rritur në sezonin e ri, numrat tregojnë që trupi qeverisës i futbollit europian ka treguar një dallim të madh në mes të këtyre skuadrave në Ligën e Kampionëve kur është puna tek bërja e baraspeshimit të saj.

Përderisa Juventusi ka fituar 80 milionë euro për arritjen e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Lazio ka fituar 17 250 363 euro për arritjen në fazën e njëjtë në Europa Ligë.

Milan ka kaluar në dy raunde të kualifikimit dhe ka arritur në 1 të tetën e finales, duke fituar 13 937 221 pa përfshirë shitjen e biletave.

Atalanta ka fituar për paraqitjen e tyre në 1/16 e finales duke marrë 12 272 352 euro.

Kampionët e Europa Ligës kanë marrë vetëm 16 milionë euro, por ata kanë fituar edhe 32 milionë euro të tjera nga Liga e Kampionëve, ku u eliminuan në fazën e grupeve.

Finalisti Marseille ka fituar 22 966 178 euro.

SHARE