Real Madridit i mbushen arkat nga UEFA për Ligën e Kampionëve

0
140

Afër 90 milionë euro i ka fituar Real Madridi pas fitimit të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Në vendin e dytë për çudi është Roma më 84 milionë euro, ndërkaq finalist Liverpool është në vendin e tretë më 83 milionë euro

Real Madridi ka fituar mirë nga pjesëmarrja e tyre në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, duke fituar saktësisht 88 654 000 euro në Ligën e Kampionëve.

Roma ja ka dalur mirë dhe është e dyta. Ecuria deri në gjysmëfinale e Ligës së Kampionë te Romës sezonin e kaluar ka bërë që ata të jenë skuadra e dytë pas Real Madridit në aspektin financiar.

Roma ka fituar afër 84 milionë euro.

Giallorossi elimin7uan Barcelonën në çerekfinale, para se të eliminohej nga Liverpooli me rezultat të përgjithshëm 7-6 në gjysmë finale.

Sot UEFAka lëshuar kontributet financiare nga garat e sezonit të kaluar, ku ka treguar që Roma ka fituar në total 83 802 000 euro.

Kjo është pak më shumë se Liverpool që gjendet në pozitën e tretë më 83 602 000 euro.

Paratë e kalkuluar janë ato të mbledhura nga reklamat dhe nga të drejtat televizive të UEFA’së por nuk janë të përfshira shitjen e biletave.

Juventus ka fituar më pak së 80 milionë euro pasi që u eliminua nga Reali në çerekfinale, derisa kampionët italianët shumicën e shumës e kanë ndarë me skuadrat tjera si Roma dhe Napoli.

Kjo bën që bardhezinjtë të jenë të katërtit në tabelën e përgjithshme, pra kanë fituar më shumë së Bayern Munchen, pasi që Napoli ka fituar vetëm 38 967 000 pasi që ishin eliminuar në fazën e grupeve.

Napoli kishin mundur të fitonin më tepër, por skuadra italiane u eliminua herët edhe nga Europa Ligë dhe UEFA për këtë shkak ia ka ndarë vetëm 1.219.565.

Napoli e mundi Nice për të arritur në fazën e grupeve por klubi francez megjithatë fitoi më shumë se ata, në total 10.2 milionë euro.

SHARE