Pritet të merr vendimin për të ardhmen Hysaj

0
69

Mbrojtësi i skuadrës së Napolit, Elseid Hysaj qëndroi në stol në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Psg dhe Liverpool. Mbrojtësi shkodran nuk preferohet Ançelotti në champions pasi është një lojtar që nuk depërton shumë në sulm.

Por kjo nuk i ka penguar drejtuesit e klubit të punojnë për rinovimin e kontratës së mbrojtësit të krahut të djathtë.

Aktualisht kontrata e tij përfundon në vitin 2021 dhe përfiton 1.8 milionë euro në sezon. Pretendimi i Hysaj është të fitojë 3 milionë euronë sezon, por palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe për 2.5 milionë euro. Nëse nuk gjendet një marrëveshje, ai do të largohet nga italianët.

SHARE