Njihuni më Ushtrinë e Kosovës, reportazh i gazetës kroate

0
315

E shihni, gjithçka çfarë bëjmë është sipas standardeve të NATO-s. Me këtë fjali të gjeneral-brigade të FSK-së, Fadil Hadërgjonaj e nis reportazhin për ushtrinë e Kosovës, gazeta më e madhe kroate “Veçernji list”.

Me titullin “Video ekskluzive Veçernji i pari në përgatitjen e forcave të armatosura të Kosovës”, gazeta kroate e vazhdon reportazhin e gjatë me deklaratën tjetër të Hadërgjonajt se “ndjehet i nderuar që keni ardhur nga Kroacia në Istog, në poligonin e ushtarëve të rinj të NATO-s, ku pikërisht fillon përgatitja e ushtrisë së ardhshme të Kosovës”.

Gazeta tutje shkruan për vendimin e Parlamentit të Kosovës që FSK-në ta shndërroj në ushtri me 5000 ushtarë.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës deri më tash kanë pasur mision të kufizuar. Deri më tash ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës e kanë pasur forcat e KFOR-it, të cilat i kanë 4000 ushtarë në këtë territor. Forcat e NATO-s këtu janë të vendosura për gati dy dekada, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë”, shkruan tutje “Veçernji list”.

Më pas në reportazh thuhet se tash pas tranformimit të forcave të sigurisë në ushtri, ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës do të jetë detyrë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Për të parë më afër zhvillimin e ushtrisë së Kosovës, brigada për intervenim të shpejt “Ujqit” ka demonstruar para gazetarëve kroatë kapacitetet që posedon dhe sa është e gatshme të përballet me sfidat që i dalin përpara nëse cenohet integriteti dhe sovranitetit i Republikës së Kosovës.

Gazetarët kroatë në Istog janë pritur nga gjeneral-brigade, Fadil Hadërgjonaj.

“Me besoni, jeni të priviligjuar, pasi që po mos të ishit nga Kroacia, do të ishte në pikëpyetje se a do të hynit apo jo në bazë”, ka thënë duke qeshur, Hadërgjonaj.

Gazetarët kanë folur edhe me ushtarin e brigadës, Argjend Lokaj, i cili iu ka thënë se shumë të rinj dëshirojnë t’i bashkohet ushtrisë, por sipas tij, fatkeqësisht nuk ka edhe aq shumë kapacitete aktualisht.

“Për neve ushtria është gjithçka, nder, krenari dhe identitet. Prinderit e mij ka qenë pjesëtarë të UÇK-së, ushtria që e çliroi Kosovën, ndërsa tash detyra jonë është që ta ruajmë lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë nder tjerash Argjendi.

Ky reportazh i kroatëve vije në kohën kur në Serbia ka kundërshtime dhe spekulime të mëdha për Ushtrinë e Kosovës. Me këtë, gazeta kroate tregon edhe një herë se aleatin më të madh në Ballkan Kosova e ka Kroacinë, kuptohet pas Shqipërisë.

SHARE