Qytetarët e Maqedonisë në banka mbajnë katër miliardë euro

0
142

Në bankat e Maqedonisë, nga 30 shtatori i këtij vitit, qytetarët e Maqedonisë kanë depozita në vlerë prej 4.82 miliard euro. Nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Republikës së Maqedonisë për AIM informojnë se për një vit depozitat e popullsisë janë rritur me 8.69% apo 4.08% që nga fillimi i vitit.

Sipas Fondit të Sigurimit të depozitave në Republikën e Maqedonisë, kjo është rritja më e madhe në tre vitet e fundit.

“Rritja më e vogël e depozitave në vitin 2016 shënoi minus 2.5%, gjë që është për krizën e atëhershme politike. Tashmë në qershor të vitit 2017, u vërejt një rritje gjysmë vjetore prej 1.02% dhe në qershor të vitit 2018 ishte më e larta dhe llogaritej për 2.61%”, thonë nga Fondi duke shtuar se depozitat janë të sigurta.

“Fondi i Sigurimit të Depozitave si një institucion financiar i specializuar shtetëror për sigurimin e depozitave të qytetarëve dhe kompensimin e tyre fuqishëm ndikon fuqishëm në besimin e qytetarëve të Maqedonisë që e kanë për sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë. Tregues për rritjen e besimit janë edhe depozitat e rritura gjatë vitit 2018, që janë më të lartat gjatë 3 viteve të fundit”, deklaroi drejtori i Fondi për Sigurimin e Depozitave, Borçe Haxhiev.

Ai i inkurajon qytetarët t’i ruajnë kursimet e tyre në bankat e Maqedonisë dhe ta ndjekin principin e ndarjes së depozitave të tyre në përputhje me kufirin ligjor për pagesën e dëmshpërblimit deri në 30 mijë euro në kundërvlerë të denarit.

SHARE