Veturën në vlerë 1 milion euro e shkatërron një orë pas blerjes

0
132

Kishte blerë veturën në vlerë një milion euro dhe doli ta provojë në një nga rrugët e Munihut.

Pronari i McLaren Senna, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, “fluturoi” me makinën e sapo blerë dhe e shkatërroi.Fotografitë e veturës së shkatërruar dolën në Instagram.

Detajet e aksidentit nuk dihen, por besohet se shoferi – i pamësuar me një makinë të tillë të fuqishme – ka humbur kontrollin dhe rrëshqiti jashtë rrugës, dhe u përplas me një mur aty pranë.

“Paratë nuk e blejnë talentin”… “Një tjetër idiot në një super-makinë që nuk u mësua fillimisht se si duhet vozitur?…

McLaren Senna u prezantua në fund të vitit 2017. Kjo makinë hipersportive, e quajtur sipas ngasësit legjendar të Formula 1 Ayrton Sena nga Brazili, ka 800 kuaj fuqi.

Nga 0 deri 100 km/h ajo përshpejton për 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 340 km/ h.

Fabrika prodhoi vetëm 500 kopje me një çmim fillestar prej një milion euro.

SHARE