DERI KURRË NE SHQIPTARËT DO TË JEMI TË PËRÇARË NGA POLITIKA?!!!

0
65

“Kur zihen elefantet është bari ai që e pëson.”

Kjo shprehje indiane më kujton shpesh padrejtesitë që ndodhin midis punonjësve për shkak të konflikteve që kanë politikanët.

Sa herë që kanë përplasje me njëri- tjetrin,largohet nga puna filan person sepse është me X parti. A është e drejtë që populli të vuajë këtë padrejtësi dhe të jetojë me frikën e largimit nga puna sa herë te ndryshojë qeveria apo sa herë të kenë konflikt interesi koalicionet politike?!/Tv Koha

“Duhet ta heqim filanin nga puna sepse i perket X partie”.E dëgjoj shpesh dhe nuk e di sa kohë do të vazhdojë kjo lloj padrejtësie midis nesh për interesat partiake.

A do të ndërgjegjësohet ndonjëherë populli shqiptar për këtë lojë që na bëhet nga partitë politike që vijnë në pushtet me votën ” tonë” ?!

A do të behemi ndonjëherë NJË popull i vetëm për interesat tona që të ngelen të paprekura sa herë të zgjidhet një qeveri tjetër në pushtet?

A do të marrin fund ndonjëherë mes nesh hakmarrjet për interesat partiake?
A do të vazhdojmë të jemi akoma të përçarë politikisht për të larguar shfrytëzimin që na bëhet nga qeveritë të cilat vijnë dhe ikin nga pushteti me xhepa plot duke e lënë popullin në mjerim dhe skamje më keq sesa ishte më parë?!

Në interes të kujt është kjo përçarje?!

Ndonjëherë mendoj se e kemi hak këtë që na ndodh sepse jemi ne ata që i zgjedhim dhe lejojmë të na shtrydhin./Tv Koha

Duke parë atë që ndodhin në shtete e zhvilluara ku shohim popuj të bashkuar per interesat e tyre jetike prej të cilëve kanë frikë qeceritë dhe pushtetarë e jo populli prej qeverisë,bindem plotësisht se ne shqiptarët jemi të pushtuar nga pseudo patriotë dhe i meritojmë këto qeveri që kemi.

Gabimi më i madh që kanë pranuar Shqiptarët kudo qofshin ato është ideja e grupeve partiake.Populli është përçarë nga partitë që mbijnë si kërpudha.Sa herë që vjen në pushtet një qeveri,një pjesë e popullit gëzohet e një pjesë tjetër dëshperohet,sepse qeveria që vjen në pushtet vetëm te shqiptarët hakmerret ndaj popullit që nuk e votoi.

Sa më të përçarë të jenë Shqiptarët mes tyre,aq më tepër luajnë politikanët me jetën e tyre.Loja e tyre është duke i futur në sherr politik me njëri-tjetrin për të sunduar me radhë në interes të xhepave tē tyre

SHARE