Aksident në Shkup, lëndohen dy persona

0
88

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur mes një makine dhe autobusi. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:50 në udhëkryqin e rrugës “Kuzman Shapkarev” me rrugën “Boris Sarafov”.

“Në aksident kanë marrë pjesë autobusi “Jutong” me regjistrim të Shkupit i drejtuar nga G.N (47) nga Shkupi dhe makinës “Volkswagen Passat”, poashtu me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga R.R (42) nga fshati Kollari i Kërçovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lëndime të rënda trupore ka marrë bashkudhëtari në makinë M.J (40) nga fshati Zajas dhe shoferi R.R, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në klinikën “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes hetime kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Shkup. Nga policia thonë se po punojnë për zbardhjen e arsyeve që çuan tek aksidenti…

SHARE