Shqiptarja fiton 5 milionë euro në “gërvisht dhe fito

0
123

Një biletë prej 20 eurosh “gërvisht dhe fito”, e bëri fituese të 5 milionë eurove. Nga gëzimi i fitores së 12 shtatorit, e ndodhur në Grosseto të Italisë nga një shqiptare, e cila do i ndryshonte jetën, në një veprim të papritur.

Një grua 50-vjeçare shtëpiake, nuk u mendua dy herë se çfarë do të bëjë me paratë.

“Do ua dhuroj pjesën më të madhe personave në nevojë. Atë që nuk munda ta kisha unë në jetë, uroj ta kenë të tjerët”, deklaroi gruaja shqiptare.

Nga shuma e fituar prej saj do të përfitojnë kategori të ndryshme, mes tyre persona me aftësi të kufizuara.

Pikë së pari ajo ka lajmëruar se do të blejë një shtëpi për veten, do të mbajë një shumë parash për pleqëri, ndërsa pjesën më të madhe do e shpërndajë tek të afërmit dhe të njohurit e saj në nevojë.

I zoti i dyqanit ku shqiptarja bleu biletën Gianluca d’Ascoli, 42 vjeç, tha se edhe atij i është premtuar ndihmë.

“Do më ndihmojë të ngremë një qendër për personat me aftësi të kufizuara. Jam shumë i prekur, pasi kjo grua nuk ka qenë kurrë e lumtur dhe tani dëshiron që të dhurojë dhe çfarë i solli fati”, tha ai.

SHARE