Gostivarasit e “djegin” bastoren, fitojnë 126 mijë euro

0
111

Gostivarasit Davor Gjurovski, Aleksandar Janevski, Darko Damjanovski, Dejan Damjanovski dhe Mario Trimçevski e realizuan njërën nga përfitimet më të mëdha të bastit në Maqedoni.

Ata në dy tiketa kanë paguar 250 denarë dhe kanë realizuar përfitim prej pothuajse nëntë milionë denarëve.

Në njërën tiketë kanë fituar pesë milionë denarë, ndërsa në tjetrën 3,6 milionë denarë.

Për përfitim rekord ka kontribuar edhe bonusi i bastores “Mocart”, që në këtë rast arrin 10 për qind gjegjësisht përfitimin fillestar të këtyre tiketave e ka rritur dyfish./Pacensure

SHARE