MOS VOZITNI ME CELULAR NË DORË, POLICIA JU DËNON

0
128

Sipas policisë në rajonin e Tetovës vijon sjellja e papërgjegjeshme e vozistëve të cilët derisa vozisin njëkohësisht edhe shfrytëzojnë telefonat celularë që është në kundërshtim me ligjin për komunikacionin rrugor.“Gjatë dhjetë muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin e Tetovës janë zbuluar dhe sanksionuar 471 vozitës, të cilë duke drejtuar veturën kanë shfrytëzuar, gjegjësisht kanë biseduar në celularë, që është në kundërshtim me Ligjin për siguri në trafikun rrugor.

Atyre që kanë biseduar në celularë gjatë vozitjes, janë sanksionuar me kundërvajtje adekuate, dhe do të pallafaqohen me gjobë me 40 euro në kundërvlerë të denarit, ose regjistrimin e 25 pikave negative”, thotë Fatmir Rexhepi, zëdhënës I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Krahas kësaj dukurie poashtu problem është edhe mos shfrytëzimi I rrypit të sigurisë.“Gjatë periudhës që përmendëm, gjithsej janë regjistruar dhe sanksionuar 192 raste, të mosë shfrytëzimit të rrypit të sigurimit duke përmendur se gjoba për këtë kundërvajtje është 40 euro në kundërvlerë të denarit ose 25 pika negative.

Për këtë shkakë, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, përsëri apelon deri te vozitësit, të përmbahen nga bisedat telefonike me celularë, kur janë prapa timonit, dhe gjithmonë të shfrytëzojnë rrypin e sigurimit”, thotë zëdhënësi Rexhepi.

SHARE