Kosova në Madrid

0
138

Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar për Kampionatin Botëror që do të mbahet n në Madrid te Spanjës. “Kombëtarja e Kosovës do të përfaqësohet me 13 garues, prej tyre 2 në kata (luftë me kundërshtar te imagjinuar) dhe 11 në kumite (luftëra), në individuale dhe ekipore.

Kurse drejtësinë nga Federata e Karatesë e Kosovës do te ndajnë edhe dy gjyqtarë me licencë botërore. Para nisjes ekspedita e Kosovës u shpreh me një optimizëm se do të kthehemi me paraqitje shumë te mirë, pse jo edhe me njërën nga medaljet e mundshme. Kosova do të jetë në mesin e mbi 140 shteteve te botës, ku do të marrin pjesë mbi 1200 garues nga mbarë bota në kategoritë te ndryshme”, thuhet mes të tjera nga FKK.

SHARE