Mesazh prekës nga BABAI i 17 vjeçares që humbi jetën në Gostivar

0
328

Familja Mexhiti nga fshati Zdunjë i komunës së Gostivarit është mbuluar në zi dhe në pikëllim të thellë. Prej mbrëmë vajza e tyre, Xhejhanja nuk do të jetë më në mesin e tyre ata sot kishin hapur dyert për të pame ku një numër i madh i familjarëve, miqve qëndronin bashkë me ata për të shprehur ngushëllime për humbjen e vajzës.

Babai i Xhejhane Mexhitit Fejsal Mexhiti edhe përkundër dhimbjes së madhe që ndjente për humbjen e vajzës në këtë rast tragjik ai për Televizionin Koha përshkruajti se si ndodhi kjo tragjedi që tronditi familjen e tij dhe apelon që urgjentisht të ndërmeren masa me qëllim që ky rast i kësaj natyre të mos përsëritet dhe uron që të mos i ndodh askujt.

“Në këtë gjendje më keq nuk ka ku shkon. Rasti nuk bisedohet. Ajo ka dal nga shkolla dhe ka dashur të del nga ana e tjetër e Vardarit nga ura e vogël.

Edhe aty një qen ka pasur, sa është e vërtet nuk e kam parë më sy. Por ka pa një njeri që e ka pa, dhe i cili ka thënë se prej qenit ka ikur. Edhe i rrëshqet këmba, tek shkalla e parë, prej aty bie në Vardar. Unë jam djeg, dikush tjetër mos të digjet.

Është shumë keq. Duhet të rregullohet nuk është mirë kështu. Nuk është herë e parë, para meje ka edhe shumë që ka ndodhur”, ka deklaruar babai i Xhejlane Mexhitit, e cila dje humbi jetën në ujërat e lumit Vardar, duke ikur nga qeni endacak”, tha babai i saj, transmeton Televizioni Koha.

Vdekja e 17vjeçares Xhejhane Mexhiti nga fshati Zdunjë i Gostivarit ka prekur emocionalisht të gjithë shqiptarët. Kjo tragjedi është ndër më të rëndat që ka ndodhur kohëve të fundit në Gostivar.

Ajo nuk iku nga kjo botë nga vdekja e zakonshme por humbi jetën në mënyrë tragjike kur mbrëmë rreth orës 19.00 sapo kishte dalë nga shkolla pasiqë ka kaluar parkun e qytetit në afërsi të urës së lumit Vardar është sulmuar nga një qen endacak dhe në tentim për të shmangur këtë sulm për pasojë ajo ka rënë në lum ku uji i lumit e ka bartur deri në fshatin Balindoll.

Pas disa orëve kërkim, fatkeqësisht 17 vjeçarja Xhejhane Mexhiti është gjetur e vdekur rreth orës 22 e 30 minuta në rrjedhën e lumit Vardar në fshatin Balindoll, njofton Televizioni Koha.

Nxënësit e shkollave të mesme të Gostivarit që gjenden shumë pranë parkut të qytetit që është në afërsi të lumit Vardar për Televizionin Koha u shprehen se ata për çdo ditë ndjehen të rrezikuar nga qentë endacak të cilët qëndrojnë dhe lëvizin lirshëm në këtë park sidomos në orët e hershme të mëngjesit kur ata vijnë në shkollë dhe se nuk janë të pakta rastet kur edhe janë sulmuar nga qentë rrëfejnë nxënësit. /Tv Koha/

SHARE