bastisje në shtëpinë e 37 vjeçarit nga fshati Pirok i Tetovës.

0
124

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dje (5 nëntor) në periudhë prej ora 13 e 30 minuta, deri ora 14 e 20 minuta, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 37 vjeçarit F.Sh. nga fshati Pirok i Tetovës.

Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër të gjykatësit, nga babai i tij N.Sh. 59-vjeç, është konfiskuar një pushkë për gjuajtje kalibër 16 milimetër, e çmontuarë në tri pjesë, e cila është gjetur në një valixhe prej druri, që ka qenë në pronë të babait të ndjerë të personit N.Sh.

Pesëdhjetë e nëntë vjeçari N.Sh. është privuar nga liria, për zbardhjen e plotë të rastit.

SHARE