Aksident trafiku në rrugën lokale Tetovë – Pirok

0
134

Dje (5 nëntorë) rrethë orës 17 e 50 minuta, në rrugën lokale Pirok -Tetovë, në fshatin Pallçisht i Poshtëm, ka ndadhur aksident trafiku në të cilën kanë marur pjesë dy vetura: vetura e tipit ,,Gollf,, me targa të regjistrimit të Tetovës, e drejtuar nga 39-vjeçarja D.S. nga fshati Xhepçisht, dhe vetura e tipit ,,Ford Mondeo,, me targa të regjistrimit të Republikës së Italisë, e drejtuar nga 37 vjeçari F.Xh. nga fshati Novo Sellë e Tetovës.

Në aksident vozitësi i veturës ,,Golf,, dhe bashkëudhëtarët Sh.K. 35-vjeç, nga fshati Pallçisht i Poshtëm, Z.L. 54-vjeç dhe L.V. 31-vjeç nga Tetova, si dhe Shtetasja e Polonisë, A.F. 38-vjeçe, me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, me lëndime të mara, janë dorëzuar dhe mbajtur në Spitalin klinik të Tetovës, derisa një fëmij 2 vjeçarë (bashkëudhëtarë) nga e njëjta veturë është lëshuar në shtëpi.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksuidentit, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe detaje tjera në veçanti.

SHARE