Muslimanëve t’u ndalohet migrimi në Gjermani thonë gjermanët!

0
93

Më shumë se një e treta e gjermanëve mendojnë se të huajt vijnë në Gjermani vetëm për të shfrytëzuar shtetin social.

Ky është përfundimi i arritur nga një studim. Në Gjermaninë lindore gati gjysma besojnë të njëjtën gjë. Shumë vetë po ashtu janë të bindur se Republika Federale “ka ndryshuar shumë për keq”, gjithsej 35.6 për qind dhe kjo shifër është 44.6 për qind në lindje.

“Në Gjermaninë lindore ne kemi aktualisht 30 për qind të njerëzve, që i bashkohen me vendosmëri qëndrimeve kundër të huajve”, thotë drejtuesi i studimit Oliver Decker, nga Qendra e kompetencës për studimin e ekstremizmit në Lajpcig.

Kjo është një shifër e madhe. Në Perëndim kjo shifër është 22 për qind. Që nga vitit 2002, Oliver Decker nxjerr të dhëna prezantuese të sondazheve për qëndrimet autoritare dhe ekstremiste të djathta në Gjermani.

Studiuesit kanë parë se nuk ekziston vetëm një qëndrim paragjykues ndaj të gjithë migrantëve, por sidomos kundër myslimanëve dhe romëve. Sidomos kundër këtyre të fundit ka agresione të mëdha. Gati 60 për qind e të pyeturve ishin dakord me tezën, se romët kanë tendenca kriminale.

Edhe paragjykimet kundër myslimanëve janë shtuar. Më shumë se 44 për qind mendojnë se muslimanëve u duhet ndaluar migrimi në Gjermani. Dhe një në dy vetë thotë se e ndien veten të huaj në Gjermani për shkak të myslimanëve.

SHARE