Policia bastis shtëpinë e 26 vjeçarit

0
76

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dje (8-nëntor) prej ora 09.00 deri ora 10.00, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 26-vjeçarit I.B. nga Tetova, me lokacion në rrugën ,,Bllagoja Toska,, në Tetovë.

Gjatë bastisjes, e cila është realizuar me urdhër të gjykatësit, dhe në , janë gjetur një pistoletë gazi i modifikuar ,,Ekoll-volga,, e kalibrit 9 milimetër, me karikues të shprazur, dhe 161 plumba të kalibrit magnum 44.

Gjësendet e gjetura janë fotodokumentuar, dhe janë konfiskuar për ekspertizë, kurse personi I.B. është privuar nga liria, dhe pasë zbardhjes së plotë të rastit do të pasojnë edhe padi adekuate.

SHARE