Të gjithë “jemi duke lundruar në varkën” drejt Gjermanisë…

0
137

Nga Florim Esati:

“Duke bërë një analoogji, të një mendje analitike, konstatohet se filozofia më sintetike e jetës është rritja e standardit dhe mirëqenis së jetesës. Indikator makroekonomik që determinon të ardhurat është GDP/capita. Në Maqedoni të ardhurat për person janë 5.218,- € ( në bazë raportit të Fondit Monetar Nderkombtar , publikuar 23 Janar 2018 ), kurssë në Gjermani janë 46.57,-€ për person, pra në konsekuencë gati atë cka realizon në Gjermani për 1 vit, në Maqedoni përafërsisht mund të arrihet për 9 vite.

Kurse në bazë të Indeksit të Zhvillimi Njerëzor (HDI), Maqedonia renditet e 80 në listë, kurse Gjremani kryeson me poziten e 5 në nivel global. Gjermania si vendi më i zhvilluar i BE-së, prodhon 300 herë më shume se Maqedonia , kurse Maqedonia nuk është as 0.8% e tregut te BE-së Edhe antarësimi eventual ne BE, nuk është “qumsht me mjalt”, sepse në instanc te fundit BE-ja nuk është bashkësi kolonialiste e shek. XVIII, por seleksionon dhe eliminon të paaftin, sepse BE njihet si organizat e interesit e jo humanitare. Shpenzimet e nevojshme për përgaditje ekonomike të Maqedonisë, për antarësimin në BE janë shumë më të mëdha se përfitimet që mund të realizoj neë afat 5-10 vjecar.

Ne permanencë mungesa e kapacitetit human dhe institucional, ceshtja e pasiguris politike, juridike dhe pronësore, kanë bërrë nje pronlongim me dekada drejt kapitalizimit dhe forcimit insitucional. Qe nga pavarsimi, Maqedonia ende vazhdon të ngel në një tranzicion të stërgjatur dhe stërngarkuar, ku me parametrat dhe indikatorët makroekonomik gati se janë në gjendje ekuivalentë më ca shtete afrikane. Gati gjenerata e dytë që po kalon këtë tranzicion dhe kaos politiko-ekonomik dhe zbehja e shpresës së një ditë Maqedonia do jetë “vendi i premtuar” dhe të gjendet “ Kepi i shpresës” kanë bërë që pas liberalizimit të kushteve të punës ne Gjermani , “ të lundrojnë në të njejtën varkë” drejt Gjermanisë, aty ku duan të hapin “Kutinë e Pandorës” .

Gjykoj se tash më shumë se kur është koha për tu shtjelluar cështjet substanciale, dhe të lihen anash ato sensacionale dhe me folklor patriotik Tashmë është shumë e qartë së shumëkush do marin “trenin” drejt Gjermanisë, aty ku shohin se jeta e tyre dhe fëmijeve të tyre mund te jetohet më qetë, me standard më të lartë, më të siguruar … në instanc të fundit këto komponenta përbejnë mozaikun e quajtur jetë”

SHARE