Ronaldo përballet me ‘mallkimin’ ‘San Siro’, sa shumë ndeshje dhe asnjë gol i shënuar

0
110

Cristiano Ronaldo shpreson të thyejë një tabu këtë mbrëmje, pasi sulmuesi i Juventusit nuk ka shënuar asnjëherë gol në pesë ndeshje të luajtura në Milano.

Portugezi i cili ka shënuar mbi 650 gola nuk ka mundur që asnjë ta shënojë në ‘Giuseppe Meazza’

Ronaldo ka luajtur plot 5 ndeshje në Milano, ku katër i ka luajtur kundër skuadrave milaneze dhe një në finalen e Champions kundër Atletico Madrid, ku u fitua pikërisht nga ekipi i tij Real Madrid.

Ai ka lujtur kundër Milanit tri herë dhe një herë ka luajtur kundër Interit.

Vizita e parë ishte në mars 2005, kur Milan mposhti Manchester Unitedin 1-0 me një gol të Hernan Crespo në rrugën e tyre drejt finales.

Kuqezinjtë dhe United janë përballur edhe në viti 2007, ku Milan fitoi me rezultatin 3-0, duke përmbysur rezultatin e takimit të parë 3-2, ku Ronaldo kishte shënuar në Manchester.

Në vitin 2010 ai ka qenë pjesë e Realit ku u përball me Milanin sërish në Champions. Ndeshja përfundoi 2-2, por Ronaldo sërish nuk ka shënuar.

Teksa me Interin është përballur në vitin 2009 po në Champions ku në Milano ndeshja ka përfunduar 0-0, teksa në Manchester United ka fituar 2-0, ku njëri gol është shënuar nga Ronaldo.

Në finalen e vitit 2016, ai nuk ka shënuar gjatë kohës së rregullt kundër Atleticos, por shëndërroi në gol penalltinë vendimtare duke shpallur Realin kampion.

Milan dhe Juventus do të përballen në orën 20:30 në javën e 12 të Serie A.

SHARE