Rama për heqjen e “Shqiponjës”: Një vulgaritet që kishte hipur në piedestal, e bënte Tiranën si hyrje kazinoje

0
146

Heqja e simbolit të 100 vjetorit të Pavarësisë nga rrethrrotullimi në hyrje të Tiranës ngjalli reagime të shumta ditën e djeshme.

“Shqiponja” u hoq nga plani i bashkisë për ndërtimin e një mbikalimi në atë zonë, por jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë vendim.

E për këtë ka reaguar sot kryeministri Rama në Twitter, teksa “Shqiponjën” e quan vulgaritet të vendosur mbi një piedestal.

Rama shkruan:

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.”

Tiranës i shtohet një shesh me emrin “Sheshi i Shqiponjes”
SHARE