Thaçi pas takimit me Erdoganin thotë se ai është mbështetës i fuqishëm i Kosovës

0
111

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Paris presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme në Paris ka takuar edhe presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në llogarinë e tij në Twitter, presidenti Thaçi ka bërë të ditur se në këtë takim e ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen që Turqia ia jep Kosovës.

“Si gjithmonë, ishte kënaqësi të takoheshim dhe të bisedonim me Presidentin Erdogan. Ai është një mik i vërtetë dhe një mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor. Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj tij dhe për të mbështetur rrugën tonë drejt lirisë, pajtimit dhe integrimit euro-atllantik”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme presidenti Hashim Thaçi është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump si dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

SHARE