Online shërbime për klientët amerikanë në Dibër

0
113

Për herë të parë në vitin 2010 në Maqedoni u prezantua kompania SLICELIFE. Ilir Sela nga Dibra ka bërë revolucion në tregun e shërbimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke ju ndihmuar picerive në SHBA që të jenë më afër klientëve, dhe duke ju ofruar shërbimin e gjetjes së picës më të mirë në një vend.

Ai ka shfrytëzuar vullnetin e të rinjëve dibran që janë të gatshëm për të zhvilluar karrirerën në vendin e tyre dhe mos të ikin jashtë shtetit. Ideja e kësaj kompanie është që t’ju ndihmohet picerive lokale për të mbijetuar.

Nga gjithë territori i SHBA-së janë të regjistruar mbi 6 mijë piceri lokale në këtë faqe, për të gjetur shërbimin më të mirë të picave. Puna në këtë kompani ka tre vlera kryesore: familjaritetin, të qenurit autentik dhe përsosmërinë.

Kjo kompani numëron mbi 360 punëtor nga Dibra dhe Ohri. Ky ekip në Maqedoni i merr porositë, ndërton marrëdhënie me restorante tjera, zbaton strategji marketingu dhe ju jep ndihmë logjistike restoranteve dhe mijëra klientëve në ditë.

”Në Maqedoni ka një numër të madh të rinjsh që janë të talentuar por deri tani nuk kanë pasur sfida.” thonë nga kompania.Ndryshe, SLICE ka fituar një grant prej 15 milionë dollarë për investim në strategjitë e reja për të ardhmen.

Ky grant është fituar nga: GGV Capital. Me grantin e fituar nga SLICE thonë se do ta përdorin për shtrirje të reja me zyra edhe nëpër vende të ndryshme të Ballkanit.Deri tani për SLICE kanë shkruar mediume të mëdha si Tech Crunch, Business Insider dhe Recode.

SHARE