Alfat kontrollojnë çdo makinë që del nga selia e VMRO-DPMNE

0
97

Njesia policore “Alfat” të cilët sonte dy herë tentuan ta arrestojnë ish kryeministrin Nikolla Gruevski, momentalisht janë përpara selisë së VMRO-DPMNE-së.

Ata detajisht i kontrollojnë të gjitha makinat që dalin nga garazhi i “Todor Aleksandrov” pranë selisë së partisë, e cila është e lidhur me selinë e VMRO-DPMNE-së.

Policia thotë se ata ende nuk kanë një urdhër kërkimi në selinë qendrore të VMRO-DPMNE dhe nëse e marrin lejen, ata menjëherë do të hyjnë brenda në seli.

SHARE