Qyteti i ëndrrave në Evropë: Qiraja 15 Euro, rroga 1200 Euro, s’ka papunësi, as krim dhe as polici

0
77

Marinaleda është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës, me një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe me rreth 2700 banorë që jetojnë aty.

Instancat përkatëse në qytet ta ndërtojnë shtëpinë, nuk ka të papunë, rrogat janë 1200 euro, stërvitje pa pagesë në të gjitha stadiumet dhe vendet për rekreacion dhe sport, nuk ka polici, interneti është pa pagesë në gjithë qytetin.

Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse përveç të tjerash tërheq edhe shumë turistë nga bota.

Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe e organizojnë vetë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë, ashtu siç bëjnë bashkëkombasit e tyre.

Qytetarët vendosën që të flakin çdo gjë nga kapitalizmi i egër – në qytet, në vend të reklamave të bankave dhe markave të njohura si Coka Cola – ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë.

Rrugët janë emëruar me emra luftëtarësh të njohur për të drejtat e punëtorëve – Frederiko Garsia Lorka dhe Pablo Neruda janë disa prej tyre

SHARE