Sela: Të dërgohet prapa grilave Bujar Osmani njëjtë si Orce Kamçev!

0
118

“Për ne kjo do të thotë se regjimi nuk është larguar. Për ne kjo është vërtetësi më e mirë që gjyqësia dhe gjysma tjetër e regjimit është brenda për brenda qeverisë që i thotë reformator.

E pa pranueshme që vetë fakti që Bujar Osmani, vazhdon të jetë zv kryeministër, ndërsa ky Orce Kamçev, është në paraburgim apo jo. Kjo flet për gjyqësi me dy standarde, të dytë duhet të jenë paraburgim, sepse pak a shumë akuzat janë të njëjta”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Një ditë më parë në gjykatë e lexuan porositë e gjetura nga ekspertiza e telefonit celular të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, dhe se është gjetur bisedë në Viber në të cilën lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me 26 prill 2017, një ditë para “të enjtes së përgjakshme” i dërgon porosi të Veljanovskit që ka marrë informatë nga një koleg shqiptar se po përgatitet votimi për kryetarin e Kuvendit.

SHARE