Ri-meçi Joshua vs Klitschko

0
167

Ri-meçi i Anthony Joshuas me Wladimir Klitschkon pritet që të zhvillohet në një ambient të jashtëzakonshëm.

Dueli i shumëpritur pritet të zhvillohet në Las Vegas dhe Sky Sports ka analizuar disa faktorë pse kjo përplasje mund të zhvillohet në “kryeqytetin e boksit”.

Promoteri Eddie Hearn fluturoi javën e kaluar drejt Las Vegasit për të vizituar T-Mobile Arena, që është vendi i preferuar për të qenë mikpritës i sfidës së ardhshme të Joshuas për titull, që pritet të ndodhë në nëntor nëse Klitschko pranon një duel të dytë.
Por, pse është zgjedhur Las Vegas para lokacioneve tjera potenciale, përfshrië Dubain, Nigerinë dhe Cardiffin?

Një zëdhënës i MGM i është përgjigjur disa pyetjeve për pallatin e sportit i cili ka kushtuar 375 milionë dollarë dhe që pritet të jetë vendi ku do të ndodhë përplasja Joshua – Klitschko II.

Las Vegas konsiderohet “kryeqyteti i boksit dhe mirëpret emrat mët ë mëdhenj të sportit dhe të shoubizit. Lufta Joshua vs Klitschko do të ishte thjeshtë kulminacioni.

The T-Mobile Arena ishte skena e duelit Saul ‘Canelo’ Alvarez vs Amir Khan

Tashmë dihet se në këtë arenë do të zhvillohen duelet mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor më 26 gusht, ashtu sikurse ndeshja mes Saul Alvarez dhe Gennady Golovkin më 16 shtator, kështu që dueli i kategorisë së rëndë vetëm sa do të pasuronte kalendarin e boksit.

T Mobile arena konsiderohet si arena më e mirë në industrinë e sportit dhe argëtimit. Në vetëm 15 muaj është bërë lider i ngjarjeve sportive dhe argëtuese.

 

Por, a do të mund të jetë gati kjo arenë në nëntor?

Rok grupi, Guns N’Roses do të performojë më 17 nëntor në këtë arenë, kurse ndeshja e madhe e boksit mes Joshuas dhe Klitschkos me gjasë mund të zhvillohet në fundjava të tjera.

T Mobile Arena
A mjafton kapaciteti prej 20 mijë shikuesish në Las Vegas?

Po, sipas ekspertëve mjafton. Arena krijon atmosferë të jashtëzakonshme për ngjarje të mëdha. Edhe me 20 mijë shikues, ekziston ndjenjë e përafërt me një vend që zë më shumë shikues dhe e ka ndjesinë elektrike.

Për një ngjarje të tillë të madhe si dueli Joshua vs Klitschko, mes dy yjeve të kategorisë së rëndë, do të ishte thjesht spektakolare.

Shitja e biletave është po ashtu një çështje për të diskutuar, pasi priten kërkesa të mëdha nga Londra. Në Las Vegas do të mirëprisnin një furi të tifozëve nga gjithë bota, e sidomos tifozët britanik, të cilët do të ktheheshin pas shumë kohësh në Las Vegas.

 

Dueli Joshua vs Klitschko tërhoqi mbi 90 mijë shikues në Londër.
Ku do të mbahej potencialisht matja zyrtare e boksierëve?

Detaje të tilla ende nuk janë përcaktuar. Matja mund të mbahet në T-Mobile arena, mund të mbahet në MGM Grand Arena, apo te plaza që është afër T-Mobile.

Sa i përket jetës së natës, tifozët londinezë do të kënaqeshin me atmosferën e jetës së natës e cila ishte e mirë falë grupit hakkasan në MGM Grand. Ky do të ishte vendi më i preferuar për londinezët.

Matjet në Las Vegas janë ngjarje tipike për boksin…

Dueli po besohet se mund të jetë i transmetueshëm në shumë rrjete televizive dhe jo të shitet vetëm në mënyrën “pay per view”, gjë që u preferuar për ndeshjen McGregor dhe Mayweather. Por, kjo nuk preferohet për ri-meçin Klitschko – Joshua për shkak të kërkesës së madhe nga e gjithë bota.

Vendi se ku do të zhvillohet ky duel pritet të përcaktohet shumë shpejt pasi diskutimet janë duke u zhvilluar dhe lokacioni që ka gjasa më të mëdha të përzgjidhet është pikërisht, Las Vegasi. Brenda pak javësh pritet një vendim definitiv.

Joshua nokautoi Klitschkon në duelin e madh të zhvilluar në Ëembley të Londrës pak kohë më parë, që konsiderohet si një nga ndeshjet më të mëdha të boksit në histori.

 

 

SHARE