Janakieski tregon se a posedon llogari bankare jashtë Maqedonisë!

0
64

Avokati i ish-ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski sot para gazetarëve tha se i paraburgosuri betohet se nuk ka llogari bankare jashtë Maqedonisë.

“Nëse kam llogari bankare jashtë Maqedonisë, menjëherë nënshkruaj dënim me burgim të përjetshëm. Kjo është ajo që thotë”, tha avokati i Janakieskit, Branko Milladinov pas mbarimit të seancës për rastin “TNT” .

Janakieski u paraburgos një ditë pas njoftimit, se ish kryeministri Gruevski është arratisur. PSP-ja deri tek Gjykata ka cekur se Gruevski ka pasur llogari bankare edhe jashtë Maqedonisë dhe sipas kësaj ka siguruar ikjen e tij.

Ish-ministri Janakieski dhe bashkpunëtorë të tjerë akuzohen nga PSP-ja për vepra të ndryshme penale gjatë kohës kur ata kanë qeverisur./Pa Censurë

SHARE