Zaev po bën inskenime njejtë si Gruevski

0
110

“Në Maqedoni, kur është fjala për shqiptarët, si duket, po vazhdon ‘avazi’ i vjetër që mund të shihet në veprimet e Qeverisë Zaev, e cila po proklamon prefiksin ‘qeveri reformatore’. Në praktikë, por, asgjë s’ka ndryshuar në sjelljet e saj në raport me shqiptarët”, thekson për INA, publicisti Ismail Arsllani.

Sipas tij, edhe kjo qeveri inskenon raste të tjera për të defokusuar opinionin lidhur me kërkesat e shqiptarëve.

“Në këto momente dramatike për shqiptarët, që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese të imponuara nga Greqia, kjo qeveri, për dallim nga ajo e më përparshmja, e cila në raste të ngjashme delikate politike, për të devijuar vëmendjen e opinionit publik, inskenonte konflikte ndëretnike, bastisje skandaloze policore në vendbanimet shqiptare etj.,

Zaevi, sipas të gjitha indicieve, po bën kurdisje edhe më perfide situatash të ndera në vend, madje ato i orkestron me kundërshtarët e vet politikë që i ka në opozitë (VMRO-DPMNE), nga të cilat pret përfitime të mëtejme politike”, thekson Arsllani.

Sipas tij, një situatë e tillë, po devijon dhe i pezullon në radhë të parë vëmendjen e subjekteve politike shqiptare, nga përqendrimi i tyre në procesin e ndryshimeve kushtetuese, për të qenë aktivë në kërkesat e tyre të drejta kombëtare në këtë çast historik.

“Kështu mund të sqarohet edhe arratisja e papenguar e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në Hungari, me ç’rast “dështuan” institucionet e Gjyqësisë, organet e Ministrisë për Punë të Brendshme, ato të Zbulimit dhe të Kundërzbulimit etj., që është mjaft e dukshme, përkundër hedhjes së “tymit” në sy të opinionit publik.”, theksoi publicsti dhe gazetari veteran Ismail Arsllani. (INA)

SHARE